Një ditë më parë SPAK dhe homologët italianë folën për përfundimin e një operacioni të nisur në vitin 2019. Përveç italianëve, pjesë e këtij grupi ishin edhe 21 shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Durrësit. Mirëpo, duket se në listën e gjatë të arrestimeve, mungonte një emër jo pak i njohur për drejtësinë. Laze Hasani. I etiketuar si njeri me lidhje politike dhe me shumë territor në Durrës, sidomos në portin e këtij qyteti. Ndërkohë që një vit më parë, në ambjentet e fabrikës së çimentos në pronësi të Hasanit u vendos një sasi e konsiderueshme tritoli. Por askush nuk foli e as mbajti asnjë qëndrim.
Laze Hasani ka dalë edhe në zbërthimin e “Encro”, një superhetim i shtetit belg.
Burime për “replika” tregojnë se në dosje, ndër të tjera, është faktuar se një drejtues policie hyn në vilën ku jetonte ky i fundit, në qytetin bregdetar.
Koefidencialisht, burimet thanë se Laze Hasani është një emër i lakuar si në dijeni për fatin e Ervis Martinajt.
Ajo që është e paqartë është se si ky emër nuk bëhet publik, apo nuk sqarohet nga organet kompetente pëar shpalljen në kërkim të tij.
*Ky është artikull ekskluziv i “Replika.al” që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Replika.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.