Një megaoperacion anti-drogë po zhvillohet në vendin tonë nga ajri dhe toka, Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat ka dhënë detaje për këtë megaoperacionin anti-drogë, në sajë të të cilit janë vënë në pranga qindra persona.
Ai deklaroi se hetimet për këtë operacion kanë nisur prej 8 muajsh, ndërsa janë iniciuar për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.
Në sajë të megaoperacionit “Tempulli” konfirmon zyrtarisht se janë goditur 23 grupe kriminale, lëshuar 296 urdhër-arreste. Mësohet se 216 janë ekzekutuar, 82 persona janë shpallur në kërkim gjithashtu dhe 19 të tjerë janë arrestuar në flagrancë.
Gjithashtu bëhet me dije se gjatë këtij megaoperacioni është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, heroine, kanabis, si dhe para armë dhe aksesorë të ndryshëm
zyrtarisht se janë goditur 23 grupe kriminale, lëshuar 296 urdhër-arreste. Mësohet se 216 janë ekzekutuar, 82 persona janë shpallur në kërkim gjithashtu dhe 19 të tjerë janë arrestuar në flagrancë.
Gjithashtu bëhet me dije se gjatë këtij megaoperacioni është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, heroine, kanabis, si dhe para armë dhe aksesorë të ndryshëm.
Po ashtu mësohet se përveç urdhër-arresteve, janë lëshuar dhe urdhra-kontrolli në banesa dhe biznese. Raportohet se mes të arrestuarve, 5 janë gra dhe vajza. Ndërkohë, numri i të shoqëruarve është më i madh, ndërsa aksioni vijon edhe aktualisht.