Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.
Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.
Gjatë operacionit janë shoqëruar 10 persona nga të cilët 6 janë arrestuar.
Po ashtu në pranga kanë rënë edhe shtetas të huaj. Sipas burimeve ata po shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.
Gjatë operacionit u bllokuan 4 gomone dhe një veliere është djegur nga grupi i trafikantëve. Në veliere dyshohet se ishte fshehur lënda narkotike.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ