Media prestigjoze mbarëkombëtare VICE një shkrim dedikuar qeverisë shqiptare : “Nuk po ndajnë dot postin nga korrupsioni dhe gangsterllëku”

Në një kohë që e gjithë vëmendja është fokusuar te skandali i pastrueses që vodhi qindra-mijëra euro në banesën e zyrtares së lartë të Edi Ramës, portali shumë i njohur ndërkombëtar, VICE, rikthen vëmendjen te një tjetër skandal i kohëve të fundit, ku protagoniste është një tjetër zyrtare e shtetit.

VICE shkruan për arrestimin e zyrtares së AKSHI-t Erisa Fero me 58 kilogram kanabis në makinë, duke e cilësuar një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa sjell një intervistë me një ekspert, i cili ngre dyshime se pas këtij trafiku mund të qëndrojë edhe krimi rus. Sipas tij, kjo është çështje sigurie dhe BE do e vëzhgojë nga afër.

Arrestimi i një zyrtareje të lartë të qeverisë shqiptare me gati 60 kilograme kanabis tregon se vendi është ende duke luftuar për të shkëputur lidhjet e tij me korrupsionin shtetëror dhe gangsterizmin, thanë ekspertët për VICE World News.

Arrestimi i Erisa Feros, 28 vjeç, më 29 dhjetor në një pjesë të thellë malore të Shqipërisë pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, teksa dyshohej se po transportonte 58 kanabis, u kthye menjëherë në skandal politik, duke marrë parasysh pozicionin e saj si drejtoreshë e IT-së në Agjencinë Shtetërore të Informacionit në Shqipëri, AKSH.

Arrestimi i një zyrtareje të lartë të qeverisë shqiptare me gati 60 kilograme kanabis tregon se vendi është ende duke luftuar për të shkëputur lidhjet e tij me korrupsionin shtetëror dhe gangsterizmin, thanë ekspertët për VICE World News.

Arrestimi i Erisa Feros, 28 vjeç, më 29 dhjetor në një pjesë të thellë malore të Shqipërisë pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, teksa dyshohej se po transportonte 58 kanabis, u kthye menjëherë në skandal politik, duke marrë parasysh pozicionin e saj si drejtoreshë e IT-së në Agjencinë Shtetërore të Informacionit në Shqipëri, AKSH.

Policia shqiptare tha se Fero e përdorte ID-në e saj zyrtare qeveritare si zyrtare sigurie për të shmangur postblloqet dhe kontrollet e policisë. Gjatë arrestimit u ndaluan edhe partneri romantik i Feros, Lekë Basha, 30 vjeç dhe një i dyshuar 17 vjeç, për vepra të trafikut të drogës. Dy të dyshuar në anën e kufirit të Maqedonisë së Veriut, që besohet se do e merrnin drogën, u arratisën pas një ndjekje të gjatë, sipas policisë.

Sipas mediave lokale, policia dyshon se të arrestuarit në incident, përfshirë Feron, kanë lidhje me bandat e krimit të organizuar. Krimi ndodhi pasi Shqipëria, anëtare e NATO-s, po përpiqet për një marrëdhënie më të thelluar me BE-në, duke përfshirë anëtarësimin e mundshëm në të ardhmen.

“Shqipëria dhe vende të tjera, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë bërë përfitime të rëndësishme në luftimin e krimit të organizuar vendas dhe korrupsionit në bashkëpunim me BE-në dhe NATO-n”, tha një zyrtar i lartë i sigurisë së BE-së, që kërkoi të mos identifikohej, duke diskutuar mbi politikën e brendshme europiane.

“Por ky incident tregon vështirësinë për të luftuar korrupsionin në një mjedis patronazhi si Shqipëria”.

Zyrtari tha se me aksesin në sistemet e brendshme të IT-së dhe të informacionit, lidhjet e dyshuara të krimit të Feros mund të çojnë në një rrezik të lartë të transmetimit të inteligjencës te bandat kriminale ose shërbimet e inteligjencës armiqësore.

“Do të ishte e arsyeshme që një zyrtar qeveritar i dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të drogës në Shqipëri, mund të kishte lidhje me grupet e krimit të organizuar. Dhe këto grupe sigurisht që janë të përfshirë me krimin e organizuar rus, kështu që ky do të ishte një shqetësim i madh për sigurinë. BE-ja do të vëzhgojë nga afër Shqipërinë për të parë se si do e trajtojë këtë”, tha zyrtari.

Mediat vendase dhe zyrtari i BE-së sugjeruan se Shqipëria tashmë e ka shkarkuar Feron nga posti i saj si drejtoreshë e IT në Agjencinë Kombëtare të Informacionit. Qeveria ende nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi statusin aktual të punësimit të Feros.

Opozita politike e Shqipërisë e lidh aktivitetin e supozuar kriminal të Feros me pozicionin e saj të mëparshëm si anëtare e Partisë Socialiste në pushtet. Ata argumentojnë se emërimi i saj në AKSH ishte një shpërblim për mbështetjen e saj politike.

Gjatë zgjedhjeve kombëtare të vitit 2021, Fero shërbeu si komisionere zgjedhore, por u raportua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për manipulim zgjedhor gjatë numërimit të votave. Megjithatë, asnjë veprim nuk u mor ndaj saj. Pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet, ajo mori rolin në agjencinë e inteligjencës.

“Sistemi aktual qeverisës është i kalbur sepse njerëzit përdorin partinë si katapultë për të gjetur një vend pune në shtet, edhe pse nuk janë profesionistë”, tha Rudina Hajdari, ish-deputete dhe kryetare e Komisionit të Integrimit.

“Pastaj ata përdorin shtetin për t’u pasuruar, duke përdorur pozicionin e tyre si kamuflazh për të kryer aktivitete tejet të paligjshme”, tha Hajdari.

“Është për të ardhur keq që të rinjtë në Shqipëri, aspirojnë të bëhen pjesë e kësaj skeme korruptive dhe kriminale, sepse në fund po dëmtojnë të ardhmen e tyre dhe të rinjve në Shqipëri”, tha Hajdari, një anëtare e Këshillit të Atlantikut dhe vajza e Azem Hajdarit, i cili udhëhoqi lëvizjen studentore 1990-1991, e cila solli rënien e komunizmit në Shqipëri përpara se të vritej në vitin 1998.

Shqipëria ka qenë prej kohësh një qendër për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, duke dominuar prodhimin rajonal të kanabisit në Ballkan dhe duke luajtur jnë rol të madh në tregtinë europiane të kokainës.

Përfshirja e qeverisë dhe zyrtarëve vendorë në tregtinë e drogës e ka lënë vendin, i cili po tenton të anëtarësohet në BE, të hapur ndaj akuzave se është një narko-shtet. Një raport i Departamentit të Shtetit të vitit 2018 e përshkroi Shqipërinë si  vendin e ‘korrupsionit të shfrenuar, institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare dhe kontrolleve të dobëta kufitare’ me trafikun e drogës, evazionin fiskal, kontrabandën dhe trafikun e qenieve njerëzore si krimet më fitimprurëse në vend.

Fero ka qenë një përdoruese çuditërisht aktive e TikTok, duke marrë parasysh rolin e saj të ndjeshëm në zemër të sistemit shtetëror të informacionit të Shqipërisë. Faqja e saj në TikTok është një përzierje e pafiltruar e përditshmërisë së saj, duke përfshirë festimet në klube, jetën në plazh, familjen e saj të re dhe talljen për një ish-të dashur.

Në një postim ajo qesh me një video të një incidenti që tregon një burrë që godet me grusht kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha në rrugë në dhjetor.

Nga Fero deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin e saj dhe akuzat ndaj saj.