‘Më vrisni, unë kam faj’/ Dy të rinjtë nga Elbasani dhunohen në Londër, u kapën duke grabitur në shtëpi bari! VIDEO-n e rrëfimit ia nxorrën në Tik Tok

Njëri pretendon se quhet Igli Fejzo, ndërsa tjetri Mandi (me siguri shkurtim) Çela, të dy nga Elbasani dhe me dëmtime të mëdha në trup që duket se janë shkaktuar nga dhuna.

BRITANI E MADHE- Dy djem nga Elbasani pretendohet se janë kapur duke grabitur një shtëpi bari shqiptarësh para disa muajsh në Londër, por janë kapur nga bashkëkombasit e tyre, që i kanë dhunuar. Madje dhe më pas i kanë filmuar e pamjet e tyre i kanë hedhur në rrjetin social të TikTok-ut ku edhe janë bërë virale. Njëri pretendon se quhet Igli Fejzo, ndërsa tjetri Mandi (me siguri shkurtim) Çela, të dy nga Elbasani dhe me dëmtime të mëdha në trup që duket se janë shkaktuar nga dhuna. Në videon e publikuar Igli i cili shfaqet me sy të nxirë, thotë se kreu grabitjen se është i zhytur në borxhe, ndërsa Çela tregon dhëmbët që i kanë thyer kur e kanë dhunuar.