Me uniforma policie për të grabitur banesën në fshatin Prush, grabitësit shtynë një oficer policie
Disa orë pas një grabitje në fshatin Prush të Tiranës, të tjera detaje dalin në dritë. Tre autorët e grabitjes së banesës së të moshuarve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ishin të veshur me uniforma policie në momentin kur kanë hyrë në banesën e shtetasit G.H.
Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi grabitjen e mëtejshme, por jo arrestimin e tyre. Sapo kanë parë policinë, 3 grabitësit janë larguar nga banesa dhe janë përleshur edhe me një efektiv.
Ky i fundit është përpjekur për t’i ndalur kur ata po largoheshin me një automjet tip Audi. Madje, efektivi i policisë ka hapur derën e drejtuesit të mjetit, por ata e kanë shtyrë efektivin i cili është rrezuar dhe me pas grabitësit janë larguar.