Vijojnë hetimet në lidhje me atentatin që ndodhi një natë më parë në kryeqytet në një lokal në Don Bosko.
Nga verifikimet në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 15 gëzhoja kallashnikovi ndërkohë që hetuesit janë rikthyer sërish për të kryer matje të tjeta në funksion të hetimeve.
Nga atentati mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja si dhe u plagosen 5 të tjerë.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se një nga të plagosurit është në pavion dhe po bëhet gati për te lënë spitalin.
Ndërsa të plagosurit e tjerë kanë marrë ndihmën mjeksore dhe kanë lënë spitalin tashmë.
Gjithashtu mësohet se edhe i plagosuri tjetër Shehat Murati ka dalë nga operacioni dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ