Me shirit e oficerë policie/ Kjo është banesa ku u masakrua 37 vjeçarja
Të tjera detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me krimin mostruoz që ndohi në orët e para të mëngjesit në Shkozë.
43 vjeçari Roland Sinani i cili vrau kunatën Migena Sinani 37 vjeç sipas burimeve ka punuar në ushtri dhe ishte larguar pasi kishte shfaqur probleme të shëndeti mendor. Replika mëson se 43 vjeçari qëndronte i mbyllur në vetvete dhe ishte i pashoqëruar me njerëz të tjerë.
Roland Sinani gjithashtu kohët e fundit punonte në një servis tek Ali Demi. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 37 vjecarja është vrarë në dhomën e gjumit, ndërsa më pas Roland Sinani vrau veten në oborrin e banesës.
Burri i 37 vjeçares punon taksit dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në shtepi.
Në banese kanë qenë dy prinderit të cilët kanë deklaruar se kane qenë në gjumë. Migena Sinani ishte nënë e dy femijëve të mitur.
Njeri nga femijët që ishte i moshës 2 vjeçe ka qenë në shtrat me nënën e tij kur 43-vjeçari ka kryer vrasjen, ndersa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshërit.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë krim të rëndë. 43-vjeçari ishte i pa martuar dhe jetonte në të njëjtën banesë me familjen e vëllait te tij. Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me të cilën Sinani ka kryer krimin dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.