Një 23-vjeçar është vënë arrestuar në Bulqizë, pasi i janë gjetur doza kokaine gjatë kontrollit që i është ushtruar në makinën me të cilën po udhëtonte.
Droga ishte e ndarë në disa doza gati për shitje.
Ndërkohë, nën hetim për moskallëzim krimi, u vunë tre pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, shtetasit E.Ll., 24 vjeç; V.M., 24 vjeç; P.K., 22 vjeç; të tre banues në Tiranë.
Dozat e kanabisit u sekuestruan si provë materiale, së bashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ