Jetmir Kaloshi, shoferi që u arrestua në portin e Durrësit pasi në furgonin e tij u gjetën 8 armë që thuhet se destinacion kishte Britaninë, ka dalë sot para gjykatës ku GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘arrest me burg’.
Ai ka pretenduar se është shofer dhe se nuk ka lidhje me materialet. Ai thotë se nuk do të shkonte në Angli pasi nuk ka vizë.
“Unë jam vetëm shofer i agjencisë së transportit “Sihana”, nuk kam asnjë lidhje me armët e gjetura në automjet. Agjencia nuk figuron e regjistruar, pagesat i merrja nën dorë. Unë do i dorëzoja materialet dhe porositë që qytetarët nisi jashtë vendit, në Itali dhe pastaj do kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe“- ka thënë ai.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ