Me 30 kg drogë në makinë, policia gjermane ndalon 42-vjeçarin shqiptar

Policia gjermane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar pasi u kap me kanabis.

Në momentin e arrestimit ai po lëvizte me një makinë Audi nga ku iu gjetën edhe 30 kg drogë, kryesisht kanabis.

Mësohet se shqiptari ishte nën monitorim prej disa kohësh.

Hetimet vazhdojnë, pasi ka dyshime se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar.