Mblodhi drejtuesit e policisë tek ‘Vila 31’/ Zbardhen porositë e Kryeministrit

Zbardhen detaje dhe porosi të lëna dje gjatë takimit që kryeministri Edi Rama bëri me  drejtuesit e  Policisë së Shtetit.

1. Goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.

2. Grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve kriminale. Përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.

3. Situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.

4. Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe.

Sipas burimeve, mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar që raste të ngjashme si ai i vogëlushes Janada Avdia të mos përsëriten. Të shtohen kontrollet me motorë uji për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda.

Ndërkohë që një ditë më parë, ministri Bledi Çuçi tha se do jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitorojë vijën bregdetare.