Mbledhja online e Këshillit Kombëtar të PD/ Bardhi jep arsyen: Nuk marrim dot ambiente me qira për shkak të fondeve
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se Këshilli Kombëtar do të mblidhet ditën e nesërme, dy ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të PD .
Ai u pyet nga gazetarët se pse kjo mbledhje do të bëhet online, Bardhi tha se nuk ka fonde për të marrë dhe shfrytëzuar amebiente me qira.
“Së pari, edhe në 20 qershor kur kolegët pretenduan se bënë një mbledhje të Këshillit Kombëtar kanë patur 23 anëtarë kanë marrë pejsë në mbledhjen online. Pjesëmarrja në një mbledhje online, sipas kolegëve është e lejuar, nëse ky numër është 23, 230, apo 330 ky numër nuk bën diferencë sa kohë secili prej anëtareve ka kohë të shpreh vullnetin e tij në mbledhje legjitimit të Këshillit. Ka një rregull se si konfirmohet vullneti I secilit prej anëtarëve kur një mbledhje është online. Secili anëtar, që do marrë pjesë në mbledhje do jetë I dokumentuar. Kam të pamundur në këtë moment, sepse është e pamundur të përdoren fondet e PD për të marrë një ambient me qira. Unë i ftoj kolegët të marrin pjesë në mbledhje dhe të shprehin opinionin tij”, tha ai.