Operacioni “Sundimi i ligjit”/ Mbante pa leje kallashnikov dhe fishekë luftarak, kapet në flagrancë 21-vjeçari në Durrës (Emri)

Si rezultat i kontrolleve intensive, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak goditën një tjetër rast të posedimit pa leje, të armës së zjarrit, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Andrea Kola, 21 vjeç.

Nga kontollet në banesën e shtetasit A. K., në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit”.