Mbante armë pa leje dhe municion/ Markeljan Hoti, vëllai i deputetes Elda Hoti

Një 23 vjeçar është vënën në pranga pasi qarkullonte me armë në makinë. I arrestuari është Markeljan Hoti 23-vjeç, vëllai i deputetes Elda Hoti.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Mesnata”. Qarkullonte me automjet, i armatosur, vihet në pranga 23-vjeçari.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë. Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.