Zyrtari i lartë i policisë se shtetit, Oltion Bistri është mes të arrestuarve me urdhër të SPAK mëngjesin e sotëm.
Oltion Bistri ka mbajtur poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë drejtor i Policisë së Durrësit dhe më vonë në vjeshtën e vitit 2021, drejtori i Policisë Lezhë. Gjithashtu ka qenë edhe shef i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, ndërsa pak ditë më parë u shkarkua si Shef i Operacionales.
Pas shkarkimit nga detyra e lartpërmendur, ai u emërua Specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum.
Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.
Bistri ka qene nder emrat e denoncuar nga opozita per perfshirjen dhe lejimin e kultivimit te kanabistit.