Mbajti peng për 2 orë nënën dhe motrën duke i kërcënuar se do i vriste, Policia neutralizon dhe arreston 37-vjeçarin (EMRI)
Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi mbante peng për 2 orë në një nga dhomat e shtëpise nënën dhe motrën, duke i kërcënuar me thikë në dorë se do i vriste.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen 11 Janari në Kuçovë.
Të bërtiturat e nënë e bijë dhe thirrjet e tyre për ndihmë janë dëgjuar nga komshinjtë,që duke ditur edhe gjendjen shëndetësore të djalit të shtëpisë kanë njoftuar menjëherë policinë.
Drejt banesës së familjes Salla janë nisur efektivë të shumtë të Komisariatit të Policisë Kuçovë.
Mësohet se ka qënë Shefi i Krimeve në këtë komisariat, Gentjan Mallkuçi, ai që ka neutralizuar situatën e krijuar në banesë dhe që ka bindur 37-vjeçarin Gentjan Salla të hedhë thikën e të lejojë hyrjen e policisë brenda shtëpisë.
Pas futjes në banesë,policia ka neutralizuar dhe arrestuar Gjergji Sallën,ndërkohë që nëna dhe motra e tij nuk kanë pësuar lëndime.
Burime nga policia bëjnë me dije se 37-vjeçari Gjergji Salla është një person me probleme të theksuara të shëndetit mendor dhe se shkak për ngjarjen e sotme është bërë refuzimi nga ana e tij e marrjes së medikenteve dhe gjilpërave qetësuese kronike.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.