Mbajtën peng për 45 minuta pushuesit kosovarë në garazhin e banesës,“Nuk na dhanë lekët e akomodimit”, zbardhet dëshmia e dy durrsakëve

“Nuk na dhanë lekët e qëndrimit” ishte deklarata e dy durrsakëve që akuzohen se kanë mbajtur peng pushuesit kosovarë në garazhin e banesës ku ishin akomoduar në qytetin bregdetar.

Sipas burimeve policore, 49 vjeçari me iniciale N. Xh., 48 vjeçari me iniciale D. K., mbajtën peng për 45 minuta shtetasit kosovarë në garazh.

Pas denoncimit të pushuesve, ata janë vendosur në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ I hoqën lirinë katër shtetasve kosovarë, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas kosovarë, se në lagjen nr. 13, në Durrës, dy shtetas i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin

akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.