Masakra e Urës Vajgurore me 4 viktima, Fran Marashi mbetet në ’41-Biss’
Fran Marashi i dënuar për masakrën e Urës Vajgurore, ku u vranë 4 policië në 1997-ën do vijojë të qëndrojë në Regjimin e Posaçëm “41-bis” në Peqin.
VENDIMI I GJYKATES:
Kërkuesi Fran Marashi me datë 06.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Kundërshtim i urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”, bazuar në Ligjin Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin
470/1 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 37, datë 17.03.2025, vendosi:
1. Papranueshmërinë e kërkesës penale me numër 37 rregjistri themeltar, datë rregjistrimi 06.01.2025, me kërkues Fran Marashi, me objekt: Kundërshtim i urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”, për shkak të mosparaqitjes së kërkuesit.
Fran Marashi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e disa veprave penale të rënda, përfshirë: pjesëmarrje në banda të armatosura, vrasje me dashje të punonjësit të policisë (katër raste), vrasje me dashje të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë (dy raste), vrasje me dashje dhe heqje e paligjshme e lirisë.