Masakra e Shkozës/ Detajet e plota të ngjarjes

Detaje te reja jane zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar mengjesin e se shtunes ne zonen e Shkozes ne Kryeqytetit ku humbën jetën Migena dhe Roland Sinani.

Burime zyrtare nga grupi hetimor bejne me dije se pas disa deshmive kontradiktore qe kane dhene nena Igbale Sinani dhe babai Gezim Sinani. Se fundmi burime nga grupi hetimor bejne me dije se pasi jane lene per pak sa te kthjellohen prinderit kane dhene detajet mbi ngjarjen makaber.

Të shtënat i kanë dëgjuar prindërit rreth ores 4 të mëngjesit. Djali ishte zjuar pak minuta para ngjarjes dhe kishte marrë armën e zjarrit të cilën e kishin pa leje. Fillimisht është zjuar nëna e cila është përballur me Rolandin në dhomën e gjumit dhe I ka thënë “Cfarë na bëre o bir”.

Djali ka qene i qete dhe i ka thënë të ëmës vetëm “ Vrava Migenën”.

Pasi të dy prindërit kanë hyrë në dhomën e gjumit ku ishte dhe fëmija, janë shprehur se kanë kontrolluar nëse migena kishte shenja jete dhe a ishte lënduar apo jo fëmija. Më pas djali ka dalë jashtë në oborr dhe ka qëlluar veten. Babai ka dalë menjëherë në oborr dhe ka marrë armën e zjarrit dhe është munduar ta fshehë pasi ka shpresuar që djali të shpëtojë dhe të merte krimin përsipër.

Pistoleta është sekuestruar. Ka qenë pak më lart vendit të ngjarjes. Babai nuk mbante mend pasi prej kohesh vuante nga skleroza.

Prej disa vitesh Roland Sinani ishte i papunë ndërkohë që kishte vetëm disa muaj që kishte shfaqur dhe probleme të shëndetit mendor.

Nga Aida Topalli