Masakra e Lushnjës me dy të vrarë/ Burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

Apeli ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin, i dyshuar për masakrën e Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës.

I njëjti vendim u la dhe për të akuzuarin tjetër, Anterio Kaloshi.
I akuzuar për këtë vepër penale është edhe Laert Haxhiu. Haxhiu po gjykohet në mungesë dhe çështja vijon të jetë në Shkallën e Parë në GJKKO.
Ndërkohë pak ditë më parë Replika.al mori një intervistë ekskluzive me babain e Laert Haxhiut, i cili pretendon pafajësinë e djalit të tij