Mars i zi/ 7 të vrarë e 9 të plagosur në një muaj
Ngjarjet kriminale të Marsit
Data 1 mars do të mbahet mend gjatë sa i takon historikut të ngjarjeve kriminale. Dan Hutra, një person me precedent të theksuar kriminal, që daton që në vitet e hershme, u lirua nga Gjykata, dhe vetëm pak ditë pas lirimit kreu një akt makabër.
Vrau 3 gra dhe plagosi tre të tjera, dhe duhet thënë se këto veprime mund ti bëjë vetëm një person që ka probleme të theksuara të shëndetit mendor. Por ajo që vlen të analizohet, dhe në fakt t’i mëshohet fort, është mënyra e funksionimit të organeve të drejtësisë në vendin tonë. Dan Hutra ka vrarë ish-bashkëshorten, 15 vite më parë, dhe ka vuajtur një pjesë dënimi dhe është liruar në rrethana misterioze. Ligji është elastik, dhe normalisht lëkundet, por gjithmonë, referuar rrezikshmërisë shoqërore që paraqet një individ i caktuar. Nuk mund të dalë nga burgu, dhe për më tepër nuk mund të marrë gjykim të shkurtuar, dikush që vret, dhe që shprehet se sapo të dalë, do të marrë hak. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë po heton tashmë mënyrën se si u lirua, por këto hetime për fat të keq, bëhen vetëm pasi janë regjistruar aktet e rënda. Pasi dalin në media. Lind pyetja, po kryesisht, bëjnë bëjnë ndonjë punë këto institucione?
Vrasja Don Bosko
Vijmë tek data 12 mars. Tirana u trondit nga një tjetër ngjarje e rënndë kriminale. Në një orë kur njerëzit ende nuk janë mbledhur nëpër shtëpija, dy atentatorë lëshojnë breshëri plumbash drejt një lokali në zonën e Don Boskos.
Ku fatkeqësisht viktimë mbeti kamarierja Mimoza Paja, më e pafajshmja e kësaj historie. Dhe u plagosën 6 persona të tjerë 5 prej tyre anëtarë të familjes Murati, dhe mbesa e Mimoza Pajës. Gjë që e bën shumëfish të rëndë këtë ngjarje.Lokali ku ndodhi ngjarja, ishte në pronësi të Fatjon Muratit. Një emër tejet i lakuar si nëpër media, ashtu edhe nga policia dhe drejtësia.
Atentat Top Media Group
Më 27 mars 2023 Top Channel është përballur me një situatë të rëndë, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar.Nga ky sulm mbeti pa jetë punonjësi i sigurisë Pal Kola.Pista e hetimit të ngjarjes ende nuk është e zbardhur dhe akoma nuk është gjetur diçka e vlefshme që të mund të çojë këtë ngjarje të paprecedentë në nivel tjetër.Prova më e rëndësishme në lidhje me këtë sulm është gjetur në një gëzhojë, të sekuestruar brenda në automjet. Një provë ADN-je, që grupi hetimit ka shpresë se do të shkojë drejt autorëve, të cilët qëlluan me armë zjarri duke gdhirë dita e hënë. Kjo provë ADN do t’i nënshtrohet metodës së krahasimit me 6 oficerë policore që morën pjesë në kqyrjen e vendngjarjes dhe mbas përjashtimit kjo provë do t’i dërgohet Europol me seli në Lion, ku do të krahasohet me provat e tjera të ADN të arshivuara nga policët europianë.
Vrasja në Kavajë
Mbrëmjen 29 marsit 2023 në Kavajë mbeten pa jetë dy persona pas një sherri të momentit në një lokal. Bëhet fjalë për Altin Rexhën dhe Edmond Goxhën.
Mësohet se në një lokal në qendër të qytetit për shkak të një konflikti, dy qytetarët, Edmond Gosa 43 vjeç nga Kavaja dhe Altin Rexha 43 vjeç nga Kukësi, kanë mbetur të vrarë, pasi kanë goditur njëri-tjetrin.Në momentin që ka ndodhur ngjarja Altin Rexha ka qenë me gruan dhe vajzën 3 vjeçare. Edmon Gosa e ka qëlluar i pari me thikë, ndërsa Rexha e ka qëlluar disa herë me armë, të dy u trasportuan në spital por nuk mbijetuan.
Plagosja në Lushnje
Dita e parafundit e këtij muaji u shoqërua me plagosjen e 60-vjeçares Bajame Senejës në fshatin Ballagut të Lushnjes. Ngjarja ndodhi afër varrezave të fshatit, gjatë kohës kur e moshuara ishte duke ecur, e mori një plagë në këmbë.Vëllai i Bajame Senejas, 60-vjeçares që u plagos me plumb në këmbë ka dhënë një intervistë ku thotë se ka qenë Shaip Hasalla ai që ka qëlluar me armë zjarri ndaj motrës së tij.Sipas tij shkak është bërë konflikti për tokën 2 hektarë për të cilën sot ishte mbajtur edhe një seancë gjyqësore.