Marrëveshja për emigrantët/ Reagon drejtori i portit të Shëngjinit: I kemi kapacitetet

Drejtori i këtij institucioni Sandër Marashi  konfirmon se kemi të bëjmë me një pikë karantine nën juridiksionin e shtetit Italian.

 

 

Ai thotë se përcaktuar vendi ku do të ngrihet qendra e karantines.

“Porti i Shëngjinit i ka të gjitha kapacitetet të kryejë këtë operacion që ka ndërmarrë shteti italian pa cënuar punën”

Drejtuesi i Portit të Shëngjinit ka garantuar se refugjatet nuk do të kenë asnjë kontakt me banorët e Shëngjinit, pasi nga porti do të transportohen me autobusë në strukturen që do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil.

Do të jetë pikë karantine nën juridiksionin e shtetit Italian. Do të thotë që refugjatët do të vijnë në portin e Shëngjinit… nuk kanë asnjë kontakt me banorët e Shëngjinit e në Lezhë. Do të vijnë do të karantinohen e do të hipin në autobusë“ thotë Sandër Marashi

 

Lajmi në përditësim