Makinat përplasen kokë më kokë në Laprakë, babë e bir bëjnë për spital shoferin 32-vjeçar
Një aksident ka ndodhur në zonë ne Laprakës në kryeqytet, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme material, po përleshja fizike mes drejtuesve ka bërë që njëri prej tyre të përfundojë në spital.
Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).
Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.