(VIDEO) Makina shpërthen në flakë në mes të Tiranës, policia jep njoftimin zyrtar

 

Një mjet është përfshihet nga flakë në Tiranë. Ngjarja ka nodhur në zonën pranë Framacisë nr.10 në Tiranë.
Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ll.

Automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.