Makina përplas për vdekje këmbësorin, policia hap kamerat e sigurisë për të identifikuar shoferin
- 26 August, 2023
Në rrugën dytësore Sukth-Manzë, një automjet ende i pa identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor J. M., 59 vjeç, i cili ka humbur jetën.
“Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ