Makina përfundon në kanal, dy të rinjtë me urgjencë të Trauma

Aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar në Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër pranë Mamurrasit.

Autovetura ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, ndërsa të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Të plagosur kanë mbetur dy të rinj, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet ende.