Makina merr flakë në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, dyshimet e para

Një automjet tip Mercedes Benz ka marrë flakë në aksin Tiranë Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur sapo kalon tunelin në rrugën Tiranë-Elbasan dhe shkak dyshohet se është bërë një defekt teknik.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tiranë – Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë dhe është djegur, gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. F. Si pasojë e zjarrit janë shaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të këtij rasti.