Lushnje/ Makina përplas motorrin, ndërron jetë 28-vjeçari

Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Lushnjes.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sh. M.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Gjatë natës, në fshatin Gur, Divjakë, është konstatuar i dëmtuar automjeti i shtetasit A. P., 42 vjeç, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.