Lokali i Noizyt përfshihet nga flakët

Lokali i reperit të njohur, Noizy është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Biznesi në pronësi të babait të reperit, Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë, sipas informacioneve të policisë, mësohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se për shkak të flakë do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.