Librazhd/ Vodhi disa celularë në një dyqan, arrestohet 17-vjeçari, në pranga edhe fqinji i tij
Një i ri 17 vjeç përfundoi në pranga pasi vodhi disa celularë në një dyqan ndërkohë që ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, gjithashtu për vjedhje.
Policia e Librazhdit thotë se u arrestua edhe fqinji i tij 44-vjeçar pasi e ka shtyrë 17-vjeçarin të vjedhë të cilit më pas i merrte celularët.
‘E. B., 17 vjeç, banues në Librazhd, i shpallur në kërkim, pasi më datë 28.11.2023, nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, dhe më datë 19.12.2023, ka vjedhur 4 celularë në një dyqan celularësh, në pronësi të shtetasit Z. M.