Librazhd/ Dyshohet për të plagosur në një aksident automobilistik

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Pishkash.

Replika bën me dije  se në aksident është përfshirë një makinë me një trajler.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për një 1 të plagosur, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave.