Lezhë/ Makina përplas këmbësorin, humb jetën 43-vjeçari, policia jep detajet

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në aksin rrugor Milot-Rubik. Mësohet se shtetasi P.N 63-vjeç ka aksidentuar shtetasin M.L 43-vjeç dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.