Lezhë/ I mituri përplas motoçikletën, humb jetën 60 vjeçari

Një 60 vjeçar ka humbur jetën mesditën e kësaj të enjte në Lezhë si pasojë e një aksidenti.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC News se ngjarja ka ndodnbur në vendin e quajtur Ishull Lezhë, ku një makinë, e cila drejtohej nga një i mitur ka përplasur një motoçiklete që drejtohej nga 60 vjeçari.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë.