Lëvizte me pistoletë në brez, me qëllim për ta shitur tek persona të tjerë, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë!

Një 42 vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Tiranë pasi u kap teksa lëvizte me armë në qytet.

Në pranga ka rënë 42 vjeçari i identifikuar si M.H i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të bërë nga forcat “Shqiponja”, 42 vjeçarit iu gjet një pistoletë të cilën e mbante me qëllim shitjen ndaj personave të tjerë.

Në kuadër të operacionit ‘Transportuesi’, policia sekuestroi krëhërin e pistoletës dhe municionin luftarak që mbante me vete i arrestuari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.