Lefter Koka dënohet me 6 vite e tetë muaj burg, Alqi Bllako 2 vite e tetë muaj
Lefter Koka fajtor për të treja akuzat. Dënohet 10 vjet me zbritje, dënimi një e treta, dënohet 6 vjet e tetë muaj.
Heqje e së drejtës për funksione publike pesë vjet.
Alqo Bllako i pafajshëm për shpërdorim detyre të funksonarit , por rikualifikohet vepra në shpërdorim detyre të nëpunësit.
Dënohet me katër vjet, zbret një e treta e dënimit dhe i qëndron 2 vjet e tetë muaj burg.
ITS si shoqëri shpallet e pafajshme dhe i hiqet sekuestro.
Pëllimb Abeshi dënohet me 3 vjet e 6 muaj që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vjet e tetë muaj. Në perfundim pezullohet dënimi dhe vihet në prove për katër vjet.
Arben Dervishaj i pafajshëm për të gjitha akuzat.
Klodian Zoto i pafajshëm për akuzat e korrupsionit aktiv. Dënohet 2 vjet burg për korrupsion pasiv plus shtatë vjet skema mashtruese plus tetë vjet pastrim parash.
Në përfundim dënohet me 12 vjet burg që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbresin në 8 vjet burg.
Arjola Kodra shpallet e pafajshme për korrupsion.