Lajmi i fundit/ Gjykata jep masën e sigurisë për shoferin e Lindita Nikollës

 

Gjykata ka lënë në qeli shoferin e Lindita Nikollës, Martin Nikolla dhe vëllain e tij, Alfred Nikolla, të cilët dhunuan anëtarët e familjes Kaçi në Hamallaj pas një konflikti pronësies mes tyre.

 

Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Martin Nikollën dhe të vëllain, të cilët u vendosën në pranga pas ngjarjes.