Lajmi i fundit/ Aksident me vdekje në Tiranë (Video)
8 November, 2023
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Mësohet se një automjet fuoristradë është përplasur me bordurën dhe është kthyer përmbys. Nga informacionet paraprake dyshohet se ka një viktimë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.