LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në mes të aksit në Krujë, hapet gropë në rrugë dhe thyhen xhamat e vitrinave
- 3 August, 2023
Një sasi tritoli ka shpërthyer në aksin Fushë-Krujë- Krujë në afërsi të lagjes Zimzenel gjatë orës 02:00.
Është e paqarte se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.
Gazetari Juli Shota raporton për BalkanWeb se nga shpërthimi është hapur një gropë ne rrugë dhe janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ