Policia e Lushnjës ka marrë në mbrojtje ish-prokuroren e Lushnjës Merita Selimi, emri i së cilës doli nga dëshmia e Artan Tafanit si person i drejtësisë që do ekzekutohej nga grupi i Laert Haxhiut.
Pritet që policia për një periudhë të caktuar kohore do e shoqërojë kudo ku do të jetë në lëvizje.
Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting) me dy votat e komisionereve Brunilda Bekteshit dhe Etleda Çiftja.
Një votë “pro” kalimit të saj të procesit të “Vettingut”, ishte ajo e Lulzim Hamitaj, por nuk mjaftoi.
Selimi, ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.