Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Laçit.
Mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin 2 vajza është përmbysur dhe ka rënë në një përrua.
Dy të reja po udhëtonin me një autoveturë në drejtim të Kishës së Laçit.
Ndërsa fatmirësisht dy vajzat kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ