Kuvendi votoi heqjen e imunitetit/ Avokati zbulon ku ndodhet Arben Ahmetaj

Avokati i Arben Ahmetajt ka reaguar për mediat duke thënë se ish-ministri ndodhet në Angli. Henrik Ligori ka deklaruar se Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, dhe se do të kthehet në Shqipëri kur të ketë lirinë. Kujtojmë se sot në një seancë të posaçme, opozita dhe mazhoranca  votuan pro heqjes së imunitetit, duke i hapur rrugë SPAK për ta arrestuar.

“Arben Ahmetaj ndodhet në Angli, ndodhet pranë vajzës së tij. Do vijë kur të fitojë lirinë” u shpreh shkurtimit për mediat, Henrik Ligori, mbrojtësi ligjor i ish-zëvendës kryeministrit.

Me 117 vota pro, kuvendi votoi sot heqjen e imuniteti për Arben Ahmetajn, duke miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Ndaj ish–zv/kryeministrit SPAK ka ngritur akuzë për tre vepra penale. Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.