Kush janë tre të dënuarit përjetë që u përfshinë në konfliktin me armë në burgun e Peqinit
Në konfliktin me armë mes tre të dënuarve me burg përjetë është regjistruar sot në burgun e Peqinit ku mbeti i vrarë Arben Lleshi. Konflikti ishte mes Sokol Mjacaj, Arben Lleshit dhe Ilir Xhakjas. Po kush janë tre të dënuarit përjetë?
Sokol Mjacaj
Sokol Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Pas kryerjes së krimit Mjacaj u largua nga vendngjarja dhe u ul në një kafene të fshatit për të porositur kafe. I tha kamerierit të lokalit se kishte një aparat fotografik për të shitur për 5000 lekë. Kamerieri ka këmbëngulur se nuk e blen me atë çmim pasi aparati ishte i thyer dhe i shitur. Ai ka dhënë vetëm 500 lekë Mjacajt, më pas ky i fundit u largua në drejtim të paditur.
Sokol Mjacaj u arrestua dy ditë më pas m2 5 korrik 2015. Më 5 korrik 2022 Gjykata e Lartë laë në fuqi dënimin, burg përjetë për Sokol Mjacajn. Ky dënim ishte dhënë nga Gjykata e Apelit të Shkodër në 2018
Ilir Xhakja
Ilir Xhakja është dënuar me burg përjetë për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Ilir Xhakja e ekzekutoi ish-komisarin Tahiraj me pistoletë, duke qëlluar plot 5 herë rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli në të cilin u ndalua nipi i tij Ledion Krasnaj.
Më 23 janar 2014 Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimi ne shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, duke dënuar me burgim të përjetshëm Ilir Xhakjan, i dënuar për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.
Arben Lleshi
Arben Lleshi është I dënuari I tretë I përfshirë në përleshjen që ka ndodhur në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.