Kush është viktima Arben Lleshi/ Vrau dhe dogji trupin e bashkëatdhetarit të tij në Angli
Arben Lleshi, njohur si shpërndarës droge në Angli, i dënuari me burgim të përjetshëm që mbeti i vrarë ditën e sotme nga përleshja e armatosur me të dënuarin tjetër Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit rezulton i dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg për vrasjen e një bashkatdhetari, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Angli.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 prill të vitit 2012 kur Lleshi atëherë 27 vjeç, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton.
Ndërkohë, Afrim Lleshi 39 vjeç i cili atëherë u akuzua si bashkëpunëtor në këtë krim makabër, është shpallur nga Gjykata i pafajshëm në lidhje me këto akuza. Lleshi u ekstradua drejt Shqipërisë në vitin 2016, ku u transferua për të vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.