Kurbin / Shpërthim me lëndë plasëse në banesë, raportohen dëme materiale

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në Kurbin.

Njoftohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale

 

Kurbin / Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes,  po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.