Kultivuan 137 bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezërit në Tepelenë
Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi kishin kultivuar 137 bimë narkotike në fshatin Luftinjë.
Sipas policisë, gjatë operacionit “Midnight”, të finalizuar rishtas, u vunë në pranga shtetasit I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç,
Bimët narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
Njoftimi:
Tepelenë/Vijojnë kontrolle intensive, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”.
Kishin kultivuar 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë 1, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Komisariati i Policisë Tepelenë, Stacioni i Policisë Memaliaj në bashkëpunim me DVP Gjirokastër, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, goditën në kuadër të planit operacional “Koordinata”, një tjetër rast në këtë fushë.
Konkretisht, gjatë operacionit “Midnight”, të finalizuar rishtas, u vunë në pranga shtetasit I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshtin Luftinjë 1. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 137 bimë narkotike Cannabis Sativa, në zonë të pyllëzuar, në lagjen “Likaj”, në fshatin Luftinjë 1.
Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.