Kultivonin bimë narkotike në zonat e thella të Vaut të Dejës, një i arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim

Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në Vaun e Dejës. Sipas policisë është bërë i mundur arrestimi i një 52 vjeçari dhe është shpallur në kërkim një 62 vjeçar dhe u identifikua një bashkautor tjetër, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen me dije, për shkak të konfidencialitetit të hetimeve.

Në vijim të këtij operacioni u gjetën dhe u asgjësuan edhe 73 fidanë të tjerë narkotikë cannabis sativa. Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me një tjetër të shpallur në kërkim ditën e djeshme, janë autorë të kultivimit të 656 fidanëve narkotikë cannabis sativa, në fshatin Mnelë e Vogël. 583 fidanë u gjetën ditën e djeshme, ndërsa 73 fidanë të tjerë u gjetën në të njëjtin fshat, si rezultat i vijimit të operacionit antidrogë “Mnela”. Fidanët narkotikë u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antidrogë i koduar “Mnela”, vijon për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për përcaktimin e plotë të autorësisë së kultivimit të fidanëve narkotikë, në fshatin Mnelë e Vogël.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– F. B., 47 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis;

– Th. V., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin G. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur varësen një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop gome si të Policisë;

– G. P., 36 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– Y. T., 27 vjeç, banues në Kosovë dhe J. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– R. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen R. M., e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve;

– K. B., 22 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.