Nga kontrollet e kryera në një zonë të thellë e të pyllëzuar të fshatit Kalivaç u gjetën të kultivuara 127 bimë kanabisi. Për pasojë është vënë në pranga një 62-vjeçar, si i dyshuar për kultivimin e tyre.
127 bimët e kanabisit u gjetën në fshatin Kalivaç, njësia administrative Krahës dhe u asgjësuan më pas me anë të djegies.
Nga hetimet e kryera për këtë rast, u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, A. A., 62 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ