Kukës/Incident,shoqërohen 4 persona mes tyre vëllai i Safet Gjicit
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore nuk kanë munguar tensionet! Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllanë e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij në këmbim të votës.
Pas kësaj, banorët kanë shkuar në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të 2 kushërinjve që pretendojnë se janë kërcenuar nga socialistët. Aty ka mbërritur edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati, i cili tha se ky është një akt i shëmtuar nga ana e kundërshtarit të tij.
Pas incidentit u shoqëruan 4 persona, mes tyre dhe vëllai i Safet Gjicit. Policia tha se iu ka bërë kontroll të të shoqëruarve, por s’u gjetën sende të paligjshme