Ktheheshin nga morti/ Makina “ngeci” në lumë, shpëtojnë mrekullisht 5 anëtarët e familjes në Lezhë
Nje familje prej 5 personazh ka rrezikuar jeten ne fshatin Kalur te Njesise Adminstrative Ungrej te Bashkise Lezhe pasi makina me te cilen udhetonin mbeti ne mes te perroit ndersa po tentonin ta kalonin ate. Kane qene banoret e zones qe kane nderhyre menjehere duke shmangur nje tragjedi te mundshme pasi niveli perroit ishte rritur e ndjeshem dhe rrjedha e tij ishte e forte. 5 personat u bllokuan ne makine ne pamundesi per te dale dhe gjithcka u zgjidh me ndihmen e personave te tjere qe konstatuan situaten. Familja qe rrezikoi duke mos e ditur nivelin e ujit po ktheheshin nga nje ceremoni mortore dhe nuk kishin rruge tjeter per te levizur.
Nga Lezha
Gjergji Figuri